Aktualitet

Debate për mikrokreditë, guvernatori Sejko qesh, Shehaj përplaset me Shalsin: Janë vjedhur 100 mijë shqiptarë, bëra pyetjen e gabuar

Shalsi ka ndërprerë mbledhjen, ndërkohë që shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje nga guvernatori Sejko

E.K
Debate për mikrokreditë, guvernatori Sejko qesh, Shehaj përplaset
Gent sejko

TIRANË- Eduart Shalsi ka ndërprerë për disa minuta mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku ishte duke raportuar guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Shalsi u përplas me deputetët e opozitës, Agron Shehaj dhe Jorida Tabaku, të cilët kërkuan që të merrnin fjalën. Kjo situatë duket se i ka shërbyer Sejkos, i cili shihet duke qeshur në Komisionin, teksa sheh deputetët që të diskutojnë.

“Te mëhalla jote politike sillu si të duash, dhe ju zoti Tabaku, bëni të njëjtën gjë. Mos më ndërprit, ka mundësi që të dëgjosh, se do kurajo që të dëgjosh një të vërtetë, e kuptoj padurimin tënd, se e ke të vështirë që të kuptosh një nen. Ndërpritet mbledhja për 5 mintua”, tha Shalsi, ndërkohë që Shehaj u shpreh se kishte bërë pyetjen e gabuar.

“Janë futur në borxhe 100 mijë shqiptarë, mos e ndërprisni mbledhjen, apo bëra pyetjen e gabuar”, u shpreh Shehaj, përpara se mbledhja të ndërpritej.

Sejko ishte duke folur për normën e interesit të mikrokredive.

“Kemi ngritur shqetësimin e qytetarëve për interesin e lartë të mikrokredive, ne e kemi marrë masën kufizuese. Efekti i kufizimit rregullativ për normën e interesit, ka dhënë rezultat duke u ulur me 3 herë. Ishim në nivelin mbi 200% dhe jemi në 50-60%. Në muajin qershor ne do të kemi shifrën e re të përditësuar. Janë marrë pra dy masa konkrete. Ka një kuptim teknik sepse rritet detyrimi. Ne kemi kufizuar normën efektive të interesit, norma e interesit përfshin dhe kamatëvonesat, kamatëvonesat janë të përfshira në kontratë”, tha mes të tjerave Sejko.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB