Aktualitet

DEKLARATA SHOKUESE e shefes së Onkologjikut: Të jesh me kancer nuk do thotë që s'je e aftë për punë! Po, mungojnë ilaçet

Ndërkohë sipas saj, Onkologjiku është i vetmi spital në botë që nuk ka radhë pritjeje, pasi dy javë-tre javë nuk quhen radhë.

E.K
DEKLARATA SHOKUESE e shefes së Onkologjikut: Të jesh me kancer nuk do
Silvana Çeliku

TIRANË- Shefja e spitalit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Silvana Çeliku ka bërë një deklaratë shokuese këtë të mërkurë teksa raportonte në Komisonin e Shëndetësisë, pas skandalit që përfshiu spitalin që drejton ku disa mjekë bënin biznes me jetën e pacientëve. Gjatë fjalës së saj teksa fliste për trajtimin me KEMP të pacientëve me sëmundje tumorale ajo u shpreh se të jesh me kancer nuk do të thotë që nuk je e aftë për punë. Ndërsa pranoi që ka mungesë të medikamenteve. Ndërkohë sipas saj, Onkologjiku është i vetmi spital në botë që nuk ka radhë pritjeje, pasi dy javë-tre javë nuk quhen radhë.

Silvana Çeliku: Unë do të them që jemi vendi i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritjeje. Dy javë, tre javë nuk quhen radhë pritjeje. A ka mungesa? Ka pasur dhe do të ketë, nuk kemi pse ta fshehim. Problemi i KEMP-it, unë kam opsionin tim pastaj të kësaj gjëje. Të sëmuresh me kancer nuk do të thotë që je e paftë në punë. Në je duke vdekur, ndryshon.


Çfarë ka ndodhur tek Onkologjiku?

Mjekët e punonjësit e spitalit “Onkologjik” kishin ngritur një skemë mashtrimi e abuzimi, ku për të fituar shuma të majme monetare, linin pa shërbim pacientët me sëmundje tumorale, në mënyrë që ata të drejtoheshin tek klinika private. Pjesë e kësaj skeme ishin: Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik, Alketa Ymeri (Pere), Mjeke pranë Spitalit Onkologjik, Brikena Qirjazi zëvendësdrejtoreshë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në bashkëpunim me pronarin e klinikës private “Megis”, që është në administrim të Halil Gashit, Florian Marku, administratori i farmacisë 'Flori Farma’ dhe Drilona Kishta.

Sipas dosjes së siguruar nga ZËRI, nëse një pacient kërkonte të merrte shërbim pranë Onkologjikut, mjekët i flisnin për radhë të gjata dhe i orientonin për në klinikën “Megis”. Medikamentet shiteshin kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara, duke rënduar kështu situatën. Disa prej barnave ishin marrë na departamenti i Onkologjisë. Kur një pacient kërkonte dozën tek Onkologjiku, i jepej një sasi e vogël, pjesa tjetër gjendjej në klinikën “Megis”. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që ishte lënë jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Përgjimet dhe bisedat mes mjekëve dhe bashkëpunëtorëve nuk nxorrën në pah vetëm paligjshmërinë që po zhvillohej në këtë spital, por edhe neglizhencën e mungesën e humanitetit që bluzat e bardha tregonin ndaj të sëmurëve. Një prej rasteve është ai kur pacientët kishin temperaturë, ndërsa mjeku Gashi shfaqet totalisht moskokëçarës ndaj këtij fakti.

Në të tjera mesazhe dallohet paniku i shtuar tek pacientët e sëmurë që i dërgonin me urgjencë tek klinika private në mënyrë që të operoheshin aty dhe tu merreshin paratë, pavarësisht shanseve që kishin për të mbijetuar. Bisedat ku mjekët ishin të interesuar dhe detajistë janë ato për pazaret nën duar si dhe pushimet që do të bënin me paratë e fituara./ZËRI

Poll

MOS HUMB