Aktualitet

Del FOTOJA E PARË- Ky është "Miri i Pojës", Fatmir Troplini u angazhua për vrasjen e Preng Gjinit

Emri i tij u përmend së fundmi në dosjen e operacionit "Revanshi", ku në disa episode flet me Arben Mërkurin për të gjetur një vrasës me pagesë për Elson Reçin.

k.m.
Del FOTOJA E PARË- Ky është "Miri i Pojës", Fatmir
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohet për herë të parë fotoja e Fatmir Troplinit, i njohur ndryshe si “Miri i Pojës”. Fotoja e tij është publikuar për herë të parë në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala. Emri i tij u përmend së fundmi në dosjen e operacionit "Revanshi", ku në disa episode flet me Arben Mërkurin për të gjetur një vrasës me pagesë për Elson Reçin. Shënjestra e tyre ka qenë Preng Gjini, të cilit iu vendos tritol poshtë makinës së tij. 

Del FOTOJA E PARË- Ky është "Miri i Pojës", Fatmir
"Miri i Pojës"

Nga Fatmir Troplini është krijuar kontakti mes Arben Mërkurit dhe Nuredin Dumanit.

Ndaj tij, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuzat: "sigurimi; kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje ", në dëm të Preng Gjinit; "grup i strukturuar kriminal" dhe "pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal"./ZËRI

Poll

MOS HUMB