Aktualitet

"Dënimi" i Irena Gjokës, KLGJ 'ping pong' me Prokurorinë: S'kemi marrë asnjë njoftim

Në njoftimin për mediat, KLGJ bën me dije se deri më tani nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.

zh.ll
"Dënimi" i Irena Gjokës, KLGJ 'ping pong' me
irena gjoka

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me njoftimin e Prokurorisë për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka, lidhur me deklarimet që ajo ka bërë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Në njoftimin për mediat, KLGJ bën me dije se deri më tani nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. KLGJ thekson se sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrije zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ.

“Lidhur me njoftimin e sotem te Prokurorise se Pergjithshme lidhur me vendimin e miratimit te rezultateve te verifikimit te thelluar te deklarimeve te bera ne Formularin e Vetedeklarimit date 22.04.2016, per subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bej me dije se deri ne oren 20:30 date 20.01.2026 ne adrese te KLGJ-se nuk ka mberritur asnje dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorise se Pergjithshme te mberrije zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit te Karieres ne KLGJ, dhe me pas do te ndiqet procedura perkatese ligjore.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Verifikimi i vetëdeklarimeve të Irena Gjokës, u zhvillua mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek. Sakaq, Prokuroria i ka kërkuar KLGJ-së që të vlerësojnë nëse “është apo jo në kushtet e ndalimit për të marrë posti ne gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB