
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burgim avokatin dhe ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lena përfiton uljen e 1/3 së dënimit dhe si përfundim do të qëndrojë pas hekurave të qelisë vetëm 2 vite, ndërsa gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për 3 vjet. Dënimi është marrë pasi Lena u gjet fajtor për ushtrim të ndikimit të paligjshëm për lirimin nga burgu të një të arrestuari për trafikim refugjatësh.
Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor nga SPAK për një aferë korruptive, i cili do të konkludohej më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Mësohet se mes personave të hetuar ishin edhe shtetasit: Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Dritan Tabaku, Bledar Koziçi, Artiana Koziçi. Në përgjimet telefonike të SPAK, Lena zbulohet se i ka kërkuar ish-asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro, i cili mendohet se ishte ryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin për transport të paligjshëm të emigrantëve. Kështu që për 5000 euro, avokati tani duhet që të vuajë 3 vite heqje dënimi.
Njoftimi:
1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 10.05.2024, Nr. 79 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici, Dritan Tabaku, Artiana Kozici. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, mbështetur në nenet 39, 59, 245/1 parag. 2 dhe 4 dhe 300 të K.Penal, nenet 190, 403 – 406, 393 dhe 485 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 41, datë 27.06.2024 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Lena, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim. 3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Lena do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 27.01.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. 4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurin Arben Lena për një periudhë kohore prej 3 (tre) vjetësh. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Hafësllari, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim. 6. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Hafësllari me 1 (një) vit burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al 7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Hafësllari do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 26.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. 8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Jesku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim. 9. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Jesku me 1 (një) vit burgim. 10. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Jesku do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. 11. Deklarimin fajtore të të pandehurës Dajana Kodra (Ninga), për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim. 12. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. 13. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Dajana Kodra Ninga ne provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj. 14. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Dajana Kodra (Ninga) me vendimin nr. 201 dt. 16.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 15. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) për një periudhë kohore prej 1 (një) muaji. 16. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Tabaku, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, kjo pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, fakti nuk ekziston. 17.Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” dhe nenit 389 të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Dritan Tabaku me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerand Kozici, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 19. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Blerand Kozici me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. 20. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Blerand Kozici do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. 21. Deklarimin fajtore të të pandehurës Artiana Kozici, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit burgim. 22. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Artiana Kozici me 8 (tetë) muaj burgim. 23. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Artiana Kozici ne provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj. 24. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Artiana Kozici me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 25. Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal, gjykata në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale disponon që ato ti kthehen të pandehurve që i takojnë. 26. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit të cilat në bazë të nenit 485/1 të K.Pr.Penale janë parapaguar nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore t’iu ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale. 27. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit./ZËRI