
KORÇË- Një punonjës karburanti ka përfunduar në spital pasi është konfliktuar fizikisht me një person, në rrethana që janë ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35 në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, ku punonjësi i karburanti është përplasur me një tjetër person, ende të paidentifikuar. Punonjësi me iniciale R.H, ka përfunduar në spital, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesën e tij. Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë, por vazhdon puna për të kapur autorin.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Rreth orës 01:35, shtetasi R.H , punonjës i një pike karburanti në lagjen nr 10, ka njoftuar se një person ende i paidentifikuar ishte konfliktuar fizikisht me të dhe më pas ishte larguar. Shtetasi R.H, pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI