Aktualitet

Detaje dhe përshkrime të frikshme nga dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Mora një thikë dhe fillova ta...

Në dëshminë e tij, ai shfaqi pendesë, duke i kërkuar falje familjes.

zh.ll
Detaje dhe përshkrime të frikshme nga dëshmia e shqiptarit
Marjola Nakoleci-Pandeli Nakoleci

GREQI- Detaje Aktakuza kundër vrasëses 40-vjeçare të Volosit është tronditëse dhe rrëqethëse, pasi përshkruan minutë pas minute momentet e fundit dramatike të gruas së tij, e cila po përpiqej t'i shpëtonte tërbimit të tij.

Zougla.gr zbulon çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe ankthin e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar. 

“Mora një thikë nga një set që ndodhej në ballkon dhe fillova ta ndiqja nga pas. Fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja u përpoq ta mbyllte, por pa sukses, në mënyrë që të më bllokonte në ballkon. Ajo iku për të shpëtuar jetën, duke ecur në shkallë dhe korridor, por në fund e kapa. Pavarësisht përpjekjeve të djalit 13 -vjeçar për të më ndaluar, unë i shkaktova lëndime serioze në kyçe, qafë dhe brinjë me thikën që kisha në dorë, duke e lënë të gjakosur në tokë”, thuhet të ketë dëshmuar autori sipas medias greke.

Autori i krimit, i cili ishte fshehur për shumë orë, pohoi në mbrojtje të tij se... u ngatërrua. Në dëshminë e tij, ai shfaqi pendesë, duke i kërkuar falje familjes.

"I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që hodhëm nuk ishte i imi. Pastaj u ngatërrova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, ku shkova, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë."

Në kërkimfaljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se gruaja fatkeqe jetonte një makth pranë tij me abuzim të vazhdueshëm.

Çfarë ndodhi më 22 gusht?

Fillimisht çifti u përfshi në një konflikt të rëndë atë mëngjes, gjë kjo e dëshmuar dhe nga fëmijët e tyre të mitur. Pas këtij konflikti, në gjaknxehtësi e sipër, ka goditur me një mjet prerës bashkëshorten e tij. Ky mjet, përdoret për pjekje dhe imiton përdorimin e thikës.

36-vjeçarja, me aq fuqi sa i kishin mbetur, ka nxituar për të dalë nga shtëpia, duke arritur kështu deri tek hyrja kryesore e pallatit ku ata jetonin. Ka qenë djali i tyre 13-vjeçar, i cili iu hodh në qafë të atit nga pas, në përpjekje për të ndaluar më tej krimin. E pranishme dhe vajza tjetër e çiftit, 16 vjeçe, ajo shkoi pranë së ëmës, e cila dha frymën e fundit në prehrin e së bijës.

Pandeli Nakoleci u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një truall toke aty pranë. Mediat greke raportojnë se gjatë arrestimit 40-vjeçari mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash, ndërsa nuk kishte telefon apo ndonjë objekt tjetër me vete./ZËRI

Poll

MOS HUMB