Aktualitet

DETAJE/ Egjipitani mbante foton e Kalemit në telefon, sa e pa, e qëlloi

Gjithashtu, ai ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos, pasi kishte bërë vetë një kërkesë.

F.m
DETAJE/ Egjipitani mbante foton e Kalemit në telefon, sa e pa, e
Adriatik (Andrea ) Kalemi

GREQI- 28-vjeçari egjiptian që qëlloi me thikë Adriatik (Andrea ) Kalemin kishtë në celular foton e 51-vjeçarit shqiptar. Ky detaj i ka bërë autoritetet të mendojnë se i riu ishte paguar për të eliminuar Kalemin. Gjithashtu, ai ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos, pasi kishte bërë vetë një kërkesë. Dhe në momentin që ka parë se Kalemi po bëhej gati për të dalë nga qelia, e ka qëlluar me thikë. Telefoni i egjiptianit u gjet i thyer, por autoritetet kanë arritur ta zbërthejnë.

Andrea (Adriatik) Kalemi i ka shpëtuar dhe një tjetër atentati më 9 gusht të verës që lamë pas teksa ndodhej me pushime me familjen e tij në ishullin Paksos. Pasi u kurua, ai u dërgua në burgun grek pasi kishte dosje të pambyllura me drejtësinë greke. Adriatik Kalemi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, i cili u vra në Tiranë.

Kjo ngjarje erdhi si hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, i cili u vra në mënyrë makabre pasi iu vendos një sasi e madhe tritoli në mjet. Sadikaj është nipi i Kalemit. Përplasja mes dy grupeve ka nisur për shkak të pazareve të prishura të drogës. Pas dy atnetateve ndaj Kalemit, ai i 9 gushtit dhe ai i para dy ditëve dyshohet se fshihen familjarë të Papës. 

Poll

MOS HUMB