Aktualitet

DETAJET/ 60-vjeçari në Tetovë vrau babë e bir

Ilmi Ismaili dyshohet se ka vrarë një 52-vjeçar dhe një 28-vjeçar, që janë babë e bir. Ata ishin edhe kushërinj të tij.

D.XH
DETAJET/ 60-vjeçari në Tetovë vrau babë e bir
Ilmi Ismaili

TETOVË – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mesditë në fshatin Çellopek të komunës së Bervenicës në Tetovë. Mësohet se 60-vjeçari Ilmi Ismaili ka vrarë babë e bir, për shkak të një konflikti, që ka nisur në oborrin e shtëpisë të vrasësit të dyshuar.

Mësohet se Ismaili ka vrarë babë e bir, përkatësisht 52 dhe 28 vjeç. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet se është plagosur edhe vetë autori. “Për momentin, rruga tek lagjja që shpie tek shtëpia ku u krye edhe vrasja, rezulton e bllokuar, ndërsa për hetim ka dalë si sektori i Punëve të Brendshme, po ashtu edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë së Tetovës. Priten informacione më të detajuara, ndërsa arsyet apo motivet e vrasjes ende nuk dihen në mënyrë të qartë. Sipas disa dëshmitarëve okularë, flitet që arsyeja e vrasjes ka qenë bllokimi i rrugës për hyrjen në shtëpi. Vrasësi i dyshuar mësohet se është kushëri me viktimat”, tha policia.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Tetovës dhe më vonë atë të Shkupit, por sërish nuk kanë arritur t’ju mbijetojnë plagëve që kanë marrë. Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka thënë se policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen. “Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informacionet e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.  Ilmi Ismaili, 60 vjeç, pas një sherri për pronën vrau një 52-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir./ZËRI/

Poll

MOS HUMB