Aktualitet

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët 3 ditë bojkot/ Mbahen vetëm masat e sigurisë

Vendimi për bojkotin është marrë nga Dhoma Kombëtare te Avokatisë si shenjë proteste pas sulmit barabar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili aktualisht po merr mjekim të specializuar në Athinë pasi u dhunua barbarisht nga klientët e tij.

k.m.
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët 3 ditë bojkot/ Mbahen
Foto ilustruese

TIRANË- Të gjithë avokatët, që nga sot, deri më datë 7 qershor do të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore. Përjashtim do të bëjnë vetëm masat e sigurisë. Vendimi për bojkotin është marrë nga Dhoma Kombëtare te Avokatisë si shenjë proteste pas sulmit barabar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili aktualisht po merr mjekim të specializuar në Athinë pasi u dhunua barbarisht nga klientët e tij.

Kështu, u shty edhe gjyqi në Elbasan për ish-efektivin e Forcave RENEA, Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ndaj në këto kushte, seanca tjetër e tij u caktua më datë 21 qershor. 

Përveçse në Elbasan, edhe Dhoma e Avokatisë në Korçë dhe në Shkodër i është bashkuar bojkotit të seancave. Në Korçë, rreth 200 seanca gjyqësore do të pezullohen për 3 ditë, ndërsa në Shkodër janë pezulluar 130 të tilla. Anton Kosteri, kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër, në një prononcim për media, i cili dënoi ashpër sulmin ndaj kolegut të tij, Sokol Mëngjesi dhe kërkoi që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

“Dhoma e avokatisë Shkodër shpreh gjithë solidaritetin dhe mbështetjen institucionale, njerëzore dhe humane ndaj kolegut Sokol Mëngjesit, që ka rënë pre e një sulmi. Ne dënojmë ashpër sulmin ndaj kolegut tonë dhe i bëjmë thirrje institucioneve që të vënë para përgjegjësisë të personave përgjegjës. Ne kemi vendosur 3 ditë bojkot për të gjithë seancat gjyqësore, civile, penale dhe administrative, me përjashtim të atyre për caktimin e masës së sigurimit. Do respektohet vendimi i Dhomës së Avokatisë shqiptare. Në Dhomën e Avokatisë në Shkodër, janë rreth 50 ose 60 seanca në ditë që do të shtyhen tashmë. Tek Dhoma e Avokatisë Shkodër nuk kemi pasur raste që të jetë cenuar integriteti i tij profesional ose të jetë kërcënuar për shkak të detyrës. Sulmi dhe dhuna nuk mund të zgjidhin problemet,"-tha ai. 

Vendimi u mor dje nga 28 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë votuan pro bojkotit të gjyqeve. Gjatë mbledhjes, kryetari Maks Haxhia shpjegoi se bojkoti vjen si pasojë e indiferentizmit të institucioneve të drejtësisë, që sipas tij nuk reaguan ashpër për shkak të dhunës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB