
TIRANË- Një majmun, i cili prej ditësh lëviz i lirë në rrugët e Tiranës ka përfunduar në një qendër të moshuarish, duke shkaktuar frikë dhe panik.
Ky institucion sapo ka konstatuar kafshën ka njoftuar mënjeherë policinë, e cila ka mbërritur, por ka deklaruar se duhet të vijë Policia Bashkiake për ta larguar.
Ndërsa kjo e fundit është shprehur se “nuk janë kopsht zoologjik” dhe se majmuni nuk është kompetencë e tyre.
Duket se kjo kafshë po sjell vërdallë disa institucione, të cilat nuk po e kapin dot për ta larguar dhe për ta dërguar në një qendër të mbrojtjes së kafshëve apo në kopshtin zoologjik.
Drejtoresha e qendrës së të moshuarve ka thënë për News24 se “ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar dhe nuk po më zgjidhet problemi”.
Ndërkohë që në pamjet e mëposhtme majmuni shihet teksa qëndron brenda rrethimit të qëndrës së të moshuarve.
/ZËRI