Aktualitet

Zjarri në biznesin e makinave me qera në Tiranë, ishte hapur 5 ditë më parë, pronari: Shkak konkurenca

Pronari i makinave është Edjon Hoxha, i cili kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira

E.K
Zjarri në biznesin e makinave me qera në Tiranë, ishte hapur 5
Makinat e djegura ne Kamez

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku u përfshi nga flakët një biznes që jepte makina me qera. Biznesi në fjalë është në pronësi të shtetasit Edjon Hoxha, ndërsa ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe është kryer nga dy persona.

Hoxha, edhe pse me precedent të mëparshëm penalë, në fushën e narkotikëve, është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, dhe sulmi mund t’i jetë bërë nga konkurentët në biznes.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se Hoxha kishte vetëm 5 ditë që e kishte hapur biznesin e makinave me qera, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën 6 mjeteve që kanë qenë të parkuara.

Dëmi konsiderohet i madh, teksa në listën e mjeteve të shkrumbuara bëjnë pjesë: Golf 6, Golf 5, Audi A6, dy KIA dhe një Mercedes S-Class.

Zjarrvënia ka ndodhur rreth orës 05:07 të mëngjesit të sotëm teksa flakët e zjarrit janë përhapur në zonë dhe është kërkuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB