
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vendosur në pranga një efektiv të Policisë së Shtetit për shkak se ka dhunuar psikologjikisht por edhe fizikisht gruan e tij. 55-vjeçari u vendos në pranga ditën e sotme për akuzën "dhunë në familje". Nga të dhënat që bëhen me dije nga AMP, bashkëshortja e efektivit ka përfunduar në spital, pasi ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
ARRESTIMI ME VIDEO:
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit./ZËRI