Aktualitet

Diell dhe temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot

Dita do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të ngrohta

F.I
Diell dhe temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita e hënë parashikohet me mot të qëndrueshëm. Sipas SHMU, dita do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të ngrohta, që arrijnë deri në 29 gradë celsius. Edhe pse pritet që era të jetë e pranishme gjatë ditës, ajo do të mbetet në nivele të moderuara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang territori.

Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Poll

MOS HUMB