Aktualitet

Diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë moti në zonat malore.

F.I
Diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm. Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë moti në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, hera-herës me rrahje deri në 14m/s. Deti – Valëzimi deri në 1-3 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB