
TIRANË-Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike edhe në zonat malore duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./ZËRI