
TIRANË-Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime, por sërish gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë vendin sërish më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territori duke lënë Jugun me shira të dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-17 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë./ZËRI