kukes-pamje nga vendngjarja
KUKËS- Një automjet është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës, ndërsa flakët kanë prekur edhe dy mjete të tjera të parkuara pranë tij. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5, dhe mjeti i përket shtetasit Rr. P. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur detajet.
Kukës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.
Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.
Poll