
ELBASAN- Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka tentuar të shuajë zjarrin që ka rënë në apartamentin e tij. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se këtë pasdite ka rënë zjarr në lagjen "11 Nëntori", në Elbasan. Më konkretisht është djegur një apartament për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes. 55-vjeçari, gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë. Ai është dërguar në spital dhe pasi mori mjekim, u largua për në banesë.
Njoftimi i policisë Elbasan:
Në lagjen "11 Nëntori", dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.