Bota

Diplomatët nesër në Kosovë, Lajçak: Të dyja vendet të rifuten në dialog

Në këtë vizitë, edhe Vuçiç pritet të jetë nën presion. Atij pritet t'i kërkohet të vendosë drejtësi për sulmin në Banjskë, të vërë sanksione ndaj Rusisë dhe të zbatojë marrëveshjen e Ohrit.

D.XH
Diplomatët nesër në Kosovë, Lajçak: Të dyja
Diplomatet perendimore qe do vijne ne Kosove

PRISHTINË – Emisarët europianë dhe ata amerikanë, pritet që nesër, më 21 tetor të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin, ndërsa në fokus të takimeve pritet të jetë rikthimi i Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut.

Në këtë vizitë, do të jenë edhe këshilltarët për politikën e jashtme dhe për sigurinë të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian, Emmanuel Bonn, Jens Plettner dhe Francesca Tal. Pritet që diplomatët të takohen fillimisht me Albin Kurtin në Prishtinë dhe më pas me Vuçiç në Beograd.

Në lidhje me këtë vizitë të diplomatëve, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh se janë duke u bërë përpjekje për të rifutur vendet në dialog.

Gjithashtu, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Serbia duhet të dënojë ashpër sulmin në Banjskë të Zveçanit, duke dërguar autorët përpara drejtësisë.

Media serbe “Novosti”, sipas burimeve të saj, shkruan se edhe Vuçiç pritet të ketë presion të shtuar, teksa do i kërkohet që të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, që ka nënshkruar dhe gjithashtu të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Edhe mediat serbe raportojnë se diplomatët perëndimorë do i tërheqin ‘veshin’ Vuçiçit, për sulmin terrorist në Banjskë.

Nesër, më 21 tetor, pesë diplomat perëndimorë do mbërrijnë në Kosovë dhe Beograd, në përpjekje për të bindur Prishtinën dhe Beogradin të ulen në bisedime./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB