Aktualitet

Dita e Rinisë, Opozita protestë në Tiranë më 8 dhjetor

Berisha tha se kjo protestë është në dorë të rinisë.

I.F
Dita e Rinisë, Opozita protestë në Tiranë më 8 dhjetor
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Partia Demokratike do të protestojë sërish në Tiranë më 8 dhjetor. Lajmi u bë i ditur nga kreu i PD-së Sali Berisha, i cili zhvilloi një mbledhje në seli me drejtuesit e qarqeve. Berisha tha se kjo protestë është në dorë të rinisë.

“Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme. Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë. Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes. Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti. Do ketë një marshim më 8 dhjetor, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor dhe e kanë të rinjtë”, u shpreh ai.

Më tej, kryedemokrati bëri me dije se do të zhvillojë takime me diasporën dhe para vitit të ri do të nis një tur takimesh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB