Aktualitet

Do kryenin sulm? 12 orë 'ngujim'- Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u ndihmuan nga një i tretë: Gjykohemi nga Zoti

Uka dhe Cumraku mendohet se jetonin në kullën e fshatit të thellë malor prej rreth një muaji, ku dyshohet se po organizonin një sulm terrorist. 

F.I
Do kryenin sulm? 12 orë 'ngujim'- Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u
Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga opreacioni i forcave RENEA, ku Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u dorëzuan mbrëmjen e 24 nëntorit pas 12 orësh rezistencë të bllokuar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Uka dhe Cumraku mendohet se jetonin në kullën e fshatit të thellë malor prej rreth një muaji, ku dyshohet se po organizonin një sulm terrorist. 

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ne bashkëpunim dhe me antiterrorin janë duke punuar per të identifikuar personin e tretë që dyshohet se qëndronte në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, së bashku me Erzen Uka dhe Julian Cumraku. Një person me flokë të gjata është parë edhe në lokalet e qytetit të Fushë-Arrëzit me Ukën dhe Cumrakun. Të tre, gjatë qëndrimeve të shkurtra në lokale, mbanin kokën të ulur. Personi i tretë, i cili disponon edhe automjet, nuk ka frekuentuar dyqanet e Fushë-Arrëzit.

Të dy të arrestuarit serish nuk kanë dhënë deklarime para policisë. Madje në një moment i kanë cilësuar ata si shejtani: “Ju jeni shejtan dhe ne i japim llogari vetëm Zotit”.

Gjatë aksionit brenda shtëpisë ku qëndronin të ngujuar u gjetën 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë me fishekë, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë. Banesa ku ata ishin ngujur raportohet se ishte e gjyshit të 34-vjeçarit Julian Cumraku. Prokuroria e Shkodrës po heton Erzen (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku për veprat penale: Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste, Prodhimi i armëve luftarake, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB