Aktualitet

“Do të martohej”, gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Gilmando Danit: Shullazi e informoi të bënte kujdes për jetën...

Megjthatë, miku i tij, Shullazi e kishte informuar të bënte kujdes për jetën dhe mesa duket e ka ditur që rrezikohej. 

zh.ll
“Do të martohej”, gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Gilmando
gilmando dani dhe muci shaljani

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Gilmando Danit, i njohur si krahu i djathë i njërit prej ekspontentëve më të lartë të krimit në Tiranë, Emiljano Shullazi. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala bën me dije se pas daljes nga burgu në tetor të vitit 2024, Dani kishte ruajtur një profil të ulët, madje ishte në prag të martesës me një arkitekte. Megjthatë, miku i tij, Shullazi e kishte informuar të bënte kujdes për jetën dhe mesa duket e ka ditur që rrezikohej. 

Sa i përket ditës së ngjarjes, duke qenë se ndodhi në një prej vendeve që pretendohet të ketë sigurinë më të lartë kombëtare, ku gjatë gjithë ditës janë fikur dritat, përbën një ndër ngjarjet me të rënda në vend. Vrasja, sipas burimeve për gazetaren, ka qenë e mirëplanifikuar dhe bashkëpunim i disa grupeve kriminal, ku janë shkëmbyer informacione nga Barcelona, verifikime në Vlorë e Kamzë.

"Gilmando Dani kishte përfituar ulje dënimi dhe u lirua me kusht. Ka qenë i dënuar 12 vite për gjobëvënie. Bëhet fjalë për ish hotel Vollgën që Shullazi me kërcënime kishte marrë 30% të pronës. Pati konflikt edhe për çështjen e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës. Gilmando Dani doli nga burgu i Rrogozhinës në tetor 2024, ka ruajtur profil të ulët pas kësaj, nuk ishte përfolur. Por kundërshtarët e shihnin si mëkëmbësin e Shullazit. Ka qenë i tërhequr, në prag të martesës me një arkitekte. Jetonte në Barcelonë më së shumti. Dukej sikur kishte bërë hap pas. Në 15 vite iu bënë dy atentate mafioze, kishte një jetë shumë të trazuar, vitin e fundit ishte tërhequr, por kundërshtarët me sa duket e kanë parë si mëkëmbës të Shullazit. Policia dhe prokuroria ka dyshime se pavarësisht profilit jo publik, ai ka vijuar të jetë njeriu më besnik i Shullazit. Para se të vritej, Shullazi përmes njerëzve të tij të besuar, e ka informuar të kishte kujdes për jetën, por me sa duket Gilmando Dani nuk ka marrë masat e duhura. Pse e konsideroj ndër ngjarjet me të rënda? Për vendin e zgjedhur, pak metra nga terminali VIP, jo më shumë se 200 metra nga hyrja kryesore. Është vend që pretendohet të ketë sigurinë më të lartë kombëtare. Po të shohësh si kanë vepruar, fakti që kanë qenë tre qitës, e kanë dashur me çdo kusht të ekzekutuar. Janë fikur dritat gjatë gjithë ditës, nuk ka patur kamera pjesa tjetër, kanë ndjekur rrugë të sigurtë për tu larguar. Ka qenë bashkëpunim i disa grupeve kriminale, dhe shumë i sofistikuar në nivel shumë të lartë. Është shkëmbyer informacion me Barcelonën, pasi vinte nga atje dhe shoqërime të disa personave në zonën e Niklës, verifikime në Vlorë dhe Kamzë. Por shoqërimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultatë të madh", tha ndër të tjera Lala. 

Poll

MOS HUMB