Aktualitet

Halit Valteri i thur elozhe Gilmando Danit: Djalë i mirë, i qetë e i dashur!

Valteri ka treguar se e njihte viktimën që në fëmijëri dhe se ai ishte ndryshe nga çfarë po thuhet ditët e fundit.

zh.ll
Halit Valteri i thur elozhe Gilmando Danit: Djalë i mirë, i qetë
Gilmando Dani-halit valteri

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Halit Valteri, ka reaguar pas atentatit që tronditi Tiranën, ku mbeti i vrarë besniku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, agjent i AMP-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Valteri shprehet i prekur për vrasjen e Gilmando Danit, duke e cilësuar si një plagë për shoqërinë dhe një pasqyrë e errët e realitetit të shoqërisë. Valteri ka treguar se e njihte viktimën që në fëmijëri dhe se ai ishte ndryshe nga çfarë po thuhet ditët e fundit. Sipas ish-deputetit demokrat ai ishte një njeri i qetë dhe i edukuar, që të gjithë e respektonin, që sipas tij, jo nga frika, por për atë çka ai përfaqësonte.

Postimi i plotë:

Vrasja e Gilmando Danit, nje plage per shoqerine dhe nje pasqyre e erret e realitetit te shoqerise tone.
Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje.
Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone.
Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes.
Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi.
Fatkeqesisht, ne ditet e sotme, gjyqin nuk e ben me drejtesia, por tastiera. Ne vend qe te presim organet kompetente te flasin me fakte, kemi lejuar qe rrjetet sociale e disa media te behen gjykate publike. Tashme te gjithe ndihen te lire te shpallin fajtore apo viktima, te shpikin motive e histori, duke harruar se pas cdo lajmi ka familje, femije, njerez qe vuajne.
Por ajo qe e ben kete ngjarje edhe me te rende, eshte menyra si u publikuan pamjet e atentatit. Shperndarja e videove te dhunes ekstreme eshte nje akt qe shkon ne te njejten vije me autoret e krimit, ata qe duan te perhapin terror dhe te dergojne mesazhe frike.
Ne vend qe media te luaje rolin e saj si filter moral dhe edukues, shpesh ajo po behet mjet nxitjeje e traumatizimi publik.
Rrjetet sociale jane te hapura per te gjithe, per te rritur, por edhe per adoleshente e femije qe kalojne cdo dite me celular ne dore. Kur nje femije sheh dhune te vertete ne ekran, pa asnje filter, pa asnje paralajmerim, ai mesohet me dhunen. Ajo nuk i shkakton me tronditje, por kuriozitet. Neser, mund ta shohe si dicka te zakonshme.
Keshtu lind indiferenca. Dhe shoqeria qe humb ndjeshmerine ndaj dhunes, eshte nje shoqeri qe po humb humanitetin.
Kjo ngjarje duhet te na zgjoje si prinder, si qytetare, si shoqeri. Duhet te na beje te reflektojme per rolin e medias, per etiken e informimit, per kufijte qe duhet te vendosim mes se drejtes per t’u informuar dhe detyrimit per te mbrojtur shendetin mendor te publikut.
Sot nuk kemi nevoje per me shume pamje dhune. Kemi nevoje per me shume pergjegjesi, per me shume ndjeshmeri, per me shume edukim.
Kemi nevoje te kujtojme se pas cdo lajmi fshihet nje njeri. Dhe se dhimbja e nje familjeje nuk eshte kurre material per klikime.
Dua te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per nenen e Gilmando Danit, per familjaret e tij, per miqte dhe te afermit. Nuk ka fjale qe lehteson dhimbjen e nje nene qe humbet djalin, por dua t’i them se ne nuk do ta harrojme. Ai do te kujtohet si nje djale i mire, i qete dhe i dashur, si nje njeri qe nuk meritonte te largohej keshtu.

Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB