Aktualitet

DOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal me biznesin e saj

Për të gjithë zonën ajo njihet si "Neomalësorja", emër me të cilin ka pagëzuar edhe agriturizmin e saj.

k.m.
DOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal me
Marjana Koçeku

TIRANË- Marjana Koçeku do të jetë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo udhëhoqi e para listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Shkodrës nën emrin që kishte krijuar si biznesmene. Për të gjithë zonën ajo njihet si "Neomalësorja", emër me të cilin ka pagëzuar edhe agriturizmin e saj. Por pikëpyetje për biznesin e saj ka ngritur gazetari Klevin Muka. Në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se ka dyshime që “neomalsorja” është duke bërë evazion fiskal me biznesin e saj në Vaun e Dejës, në rrugën e Liqenit të Komanit. Në një denoncim publik, ai tregon me dokumente se Marjana Koçeku e ka pezulluar aktivitetin e saj në QKB në 4 Korrik 2025, ndërkohë që aktiviteti i saj vijon, pavarësisht se nuk ka asnjë licencë aktive. Gjë që përbën shkelje ligji. 

POSTIMI I PLOTË:

DOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal meDOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal meDOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal meDOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal meDOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal me

A po ben Neomalsorja, evazion fiskal?

Denoncim publik!

Drejtuar Ministrise se Financave, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore!
Kam dyshime se subjekti tregtar me emer "Neomalesore agrotourism" me adrese "Shkodër, Vau Dejës, Vau Dejës, Vau Dejës, Rruga e Liqenit të Komanit, Ndërtesa nr. 21", ne administrinin e shtetases Marjana Koçeku vijon aktivitetin edhe pse nuk ka asnje license aktive ne QKB. Sipas materialeve te publikuara ne rrjetet sociale ne faqen me emer Neomalesore_agrotourism ky biznes vijon aktivitetin e plote, ndonese prej dates 4 Korrik figuron me aktivitet te pezulluar ne QKB. Me kerkese te administratores Marjana Koçeku, QKB ka pezulluar aktivitetin e subjektit "Neomalesorja Agrotourism" me date 04.07.25. Sipas nenit 180 të Kodit Penal të Shqipërisë, "Neomalesorja" po ben evazion fiskal! Ju lutem verifikojini nese dyshimet e mia jane te arsyeshme apo jo! 

Pavarësisht pretendimeve të gazetarit, nga ana e deputetes nuk ka asnjë sqarim./ZËRI 

Poll

MOS HUMB