
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar datën 15 mars për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim të rremë’, por vendimi mbetet në dorën e togave të Apelit. Aktualisht Salianji dënuar me 2 vite burg për shkak të dosjes "Babale" dhe nëse vendimi zyrtarizohet edhe nga Apeli, nuk ka të drejtë që të garojë për një mandat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Ç’është dosja Babale?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit./ZËRI