Aktualitet

Dosja “Buka”, shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj

Shkak është bërë mungesa e prokurorit Elvin Gokaj, i cili ndodhej i angazhuar në një çështje tjetër gjyqësore, ndërsa mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 16 dhjetor në orën 13:30.

zh.ll
Dosja “Buka”, shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Arben
arben ahmetaj

TIRANË- GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të procesit për dosjen “Buka sha”. Shkak është bërë mungesa e prokurorit Elvin Gokaj, i cili ndodhej i angazhuar në një çështje tjetër gjyqësore, ndërsa mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 16 dhjetor në orën 13:30.

Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen 'Buka' për plotësim të hetimeve. Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit.

Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB