Aktualitet

Dosja e lobingut të LSI, SPAK: Mister entiteti që kreu pagesat! Si u ‘blenë’ vizitat e zyrtarëve

Këtu përmendet dhe vizita e Ndihmës Sekretar për çështjet ndërkombëtare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare Alain Bersin në Tiranë, në 14 - 18 dhjetor 2016.

F.m
Dosja e lobingut të LSI, SPAK: Mister entiteti që kreu pagesat! Si u
Ilir Meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë kohës që drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, në vitet 2016 - 2017, lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas asaj që thuhet në dosjen e SPAK, janë kryer verifikimet lidhur me marrëveshjen e firmosur mes kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC firmosur në 3 shkurt 2016 mes Petrit Vasilit si nënkryetar i LSI-së dhe Dennis Burke për GSIS. Bazuar në këtë marrëveshje, kompania do të këshillonte LSI-në lidhur me marrëdhëniet e saj me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtuesit politikë si dhe do të siguronte takime me përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit.

Këtu përmendet dhe vizita e Ndihmës Sekretar për çështjet ndërkombëtare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare Alain Bersin në Tiranë, në 14 - 18 dhjetor 2016.

SPAK ka kryer verifikimet e pagesave në tre burime dhe sipas dosjes, ka rezultuar se për periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Sipas SPAK, Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI.

“Nga krahasimi i të dhënave lidhur me shpenzimet e kryera nga Lëvizja Socialiste për Integrim për qëllime konsulence dhe lobimi, të administruara në rrugë procedurale nga tre burime: Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bankave të nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI. Nga shqyrtimi i të dhënave rezulton se LSI-ja është faturuar në total nga GSIS-ja me 589.024,57 USD, ka likujduar 463.546.26 USD. Nga kjo shumë, 45.267,88 USD janë shpenzime të faturueshme dhe ka memo kredi në shumën 125.478,31 USD. Ështe dokumentuar me prova shkresore se Ilir Metaj dhe Edmond Panariti janë përfituesit e shërbimeve të kryera nga kompania GSIS, ne zbatim të kushteve të marrëveshjes së lidhur midis Petrit Vasilit dhe Dennis Burke, si përfaqësues respektiv të Partisë LSI dhe kompanisë GSIS LLC,”- thuhet në dosje.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB