
TIRANË – ZËRI ka zbardhur dosjen e skandalit seksual të Alma Kaçit në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Ish-kryetari i qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, gjatë bisedës me Alma Kaçin, përmend edhe kreun e PD Sali Berisha. “A të ka thënë Sala”, shprehet ai. Ndërsa, Alma Kaçi i thotë se ka bërë shaka e se Berisha nuk ka lidhje me këtë çështje. Kaçi shprehet se është me PD, por se nuk ka lidhje asgjë nga këta në këtë histori.
Abedin Oruçi: Shiko punët e tua, bëj çfarë të duash.
Alma Kaçi: Të thashë të hënën i kam gjërat gati o Abedin.
Abedin Oruçi: Po mirë a më the ti se të ka thënë Sala.
Alma Kaçi: Bëra shaka ore, çfarë Sale, tallesh ti.
Abedin Oruçi: Pse ke foto me të.
Alma Kaçi: Po foto me Berishën ka dalë gjithë Shqipëria. Unë jam me PD-në, por nuk ka lidhje fotoja. Edhe ti e bën një foto me kë të duash, edhe një fëmijë i vogël del me politikanë, me muzikantë, me kë të dojë.
Abedin Uruçi: Ma lë mua një kopje, mos i q* r***
Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit. Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./ZËRI/