
TIRANË – ZËRI ka zbardhur të plotë dosjen e skandalit seksual të Safet Gjicit. Protagonistja e videos, që u bë virale dhe u pa nga të gjithë shqiptarët, Alma Kaçi zhvillon biseda me ish-kryetarin e qarkut Kukës, Abedin Oruçin, teksa i kërkon t’ja kthejë mbrapsht USB-në, ku thotë se ka material bruto të videos intime.
Në një pjesë të bisedës mes Abedin Oruçit dhe Alma Kaçit, Uruçin duket se e zë frika se mos akuzohet për bashkëpunëtor dhe i thotë Alma Kaçit që të fshijë bisedat. “Nuk dua të diskutoj më se dal sikur jam bashkëpunëtor dhe do ishte problem”, thotë të ndër të tjera Abedin Uruçi.
BISEDA:
Abedin Oruçi: Merr një makinë me qira e hajde vetë shpejt e shpejt.
Alma Kaçi: Jo mor jo, mjafton që ti e ke, ma jep USB-në dhe unë të iki në punën time.
Abedin Oruçi: Ok pra nis dikënd e fshiji mesazhet, mos ia q* nanën në p*** me budalliqe, fshiji mesazhet të gjitha.
Alma Kaçi: Po nuk mbaj gjëra në celular unë o Abedin. Nuk jam budallaqe unë.
Abedin Oruçi: Hiqi këto mesazhe dhe budalliqe e më nis dikë shpejt.
Alma Kaçi: Ja ta mendoj se kë do ta nis.
Abedin Oruçi: Po është kollaj, më nis një taksi, nise një taksi.
Alma Kaçi: Në rregull ta nis një taksi kur të vij tek lokali yt.
Abedin Oruçi: Po pra të vijë te lokali dhe i them unë atij se e kam unë.
Alma Kaçi: Ne rregull. Hajt
Abedin Oruçi: Edhe një gjë e më dëgjo mua tani.
Alma Kaçi: Po
Abedin Oruçi: Mos ia q** motrën në p** se nuk dua të diskutoj shumë se del sikur unë jam bashkëpunëtor. Mos ia q** motrën, hajd tani.
Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit. Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./ZËRI/