
TIRANË- ZËRI zbardh dosjen e videoskandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjeci. Në dosjën, e cila po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme zbardhen bisedat mes personave të përshirë në hetim. Nga dosja vihet re se Safet Gjici ka nisur të dyshojë se ka diçka që nuk shkon në momentin kur është betuar si kryebashkiak në Këshillin Bashkiak. Në atë moment me një telefon në dorë, Astrit Cengu i thotë se shumë shpejt nuk do të jetë më kryetar. Këtu Gjici ka lidhur fijet dhe ka kuptuar se Alma Kaçi nuk ishte thjeshtë një “mikeshë”, por ishte e kamufluar dhe sipas Gjicit nga kundërshtarët politikë. Këtu del në skenë dhe emisioni investigative Fiks Fare, i cili ka qenë dhe iniciatori i videos, që doli në rrjetet sociale para se të publikohej. Dyshimet janë se kjo mund të jetë bërë nga Oruçi, i cili kishte dhe USB me materialin bruto, të regjistruar nga Alma Kaçi.
Pjesë nga dosja:
Me date 27.07.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime shtetasi Safet Gjici ne pranine e mbrojtesit te tij ligjor Av. Perparim Kulluri. Personi nen hetim SAFET GJICI nder te tjera deklaron se veprimet e tij mund te gjykohen vetem nga ana etike dhe ne asnje moment nuk mendon se veprimet e tij kane ndonje element te vepres penale. Ai gjithashtu shton se eshte i sigurt qe ndaj tij eshte thurur nje kurth nga kundershtaret e tij politik te cilet e kane menduar, financuar dhe realizuar videon e skandalit seksual. Ai sakteson se pergjegjesine e ketij organizimi ose kurthi e ka kundershtari i tij politik shtetasi Abedin Oruçi dhe Astrit Cengu i cili publikisht e kishte kercenuar me publikimin e nje video. Nder te tjera ai deklaron se edhe ne takimin e pare disa dite pas zgjedhjeve dhe pak dite perpara takimit te fiksuar ne video, e bashkehetuara Alma Kaçi i kishte vajtur ne zyre dhe sapo kishte hyre i ishte hedhur siper duke la-yer te njejtat veprime si ate te videos. Ai sqaron se shtetasen Alma Kaçi e kishte takuar edhe ne vitin 2020 perseri per projektin e kafsheve te pastreha por e kishte deleguar tek shtetasi Granit Gjana dhe nuk kishte vijuar me me kontaktet.
Me date 21.06.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit qe ka dijeni shtetasja Alma Kaçi lidhur me projektin per kafshet e pastreha e cila deklaron se projekti per kafshet e pastreha eshte nje projekt qe eshte paraqitur nga perfaqesuesi person fizik Vangjel Gjiknuri edhe ne Bashki te tjera si prsh ajo e Librazhdit. Nder te tjera ajo sqaron kostot mujore per nje qen qe shkojne edhe ne 5.000 lek. Aktualisht ajo deklaron se ka me qira nje ambient te rrethuar rreth 90 m2 ne Xhafzotaj te Durresit ku po strehon rreth 12 qen endacak.
Me date 28.07.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvi/lohe11 hetimetshtetësja Alma Kaçi, ne pranine e mbrojtesit te saj ligjor Av. Natasha Velia. Alma Ka9i nder
te tjera deklaron se video qe ka realizuar ne ambientet e zyres se kryetarit te bashkise Kukes ka qene per qellim te realizimit te nje emisioni investigativ per llogari te Fiks Fare per te zbuluar abuzimet seksuale qe kryente kryetari Gjici. Kjo ka qene edhe arsyeja se pse nuk eshte prezantuar me mbiemrin e saj te vertete por me emrin Alma Tafa si dhe projekti i kafsheve ishte nje pretekst sa per t’a bere mete besueshem takimin me kryetarin. Per te realizuar takimin Alma Kaçi deklaron se eshte ndihmuar nga shtetasi Sazan Guri qe i ka dhene numrin e Safet Gjicit. Ajo gjithashtu deklaron se pas takimit te pare me date 23.05.2023 ne zyren e Safet Gjicit ku kishte evidentuar sjelljen e tij, kishte rnenduar qe heren e dyte do te prezantohej me nje pajisje regjistruese per fiksimin me audio dhe video te takimit. Pasi e realizoi videon ajo deklaron se ne momenti e largimit nga Kukesi kishte ndaluar ne biznesin e shtetasit Abedin Oruci dhe e kishte vene ne dijeni te materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marre per mos te ja kthyer me. Personi nen hetirn Alma Kaçi deklaron se per kete qe ndodhi kishte njoftuar edhe shefat e saj ne emisionin Fiks-Fare dhe ata i kishin sugjeruar qe te sajonte nje histori per t’a rimarre mbrapsht nga Abedini materialin video. Ne ditet ne vijirn ajo ka pasur kontakte te vazhdueshme me shtetasin Abedin Oruçi ne tentative per te hyre ne posedirn te materialit video qe ai i kishte marre. Vetem te premten me date 15.06.2023 pra nje dite para publikimit ne mediate videos, personi nen hetim e ka marre nje USB me materialin video pasi ia kishte sjelle nje shofer furgoni ne ambientet e karburantit OMË ne Laprake dhe ajo e kishte çuar menjehere ne ambientet e emisionit Fiks Fare ne Kashar. Pasi eproret e saj e kishin pare materialin video i kishin thene se do duhej pak kohe per t’a perpunuar deri te henen. Alma Kaçi deklaron gjithashtu se materiali u publikua diten e shtune neper portalet online dhe qe nga ai moment i ka shkeputur kontaktet me koleget e emisionit Fiks-Fare.
Nga ana jone eshte identifikuar drejtuesi i mjetit taksi me targe AB…te fiksuar ne pamjet filmike te keqyrura ne karburantin OMË ne Laprake dhe ne pamjet e keqyrura nga kamerat e UKT Laprake dhe ka rezultuar te jete shtetasi Luan Faja. l pyetur me date 19.06.2023, ai ka dhene deklarime ne cilesine e personit qe ka dijeni “me profesion Taksist i kompanise Blue Taxi”. Ai deklaron se me date 15.06.2023 rreth ores 14.40 ka qene me sherbim ne rrugen Dritan Hoxha ne Tirane dhe nje vajze e ka ndaluar per t’i kerkuar t’a transportonte deri tek qendra tregtare Ring ne zonen e Zogut te Zi. Nder te tjera ai deklaron se sapo pasagjerja kishte hypur ne makine i kishte kerkuar qe te ndalonin tek karburant OMË sepse kishte per te marre nje porosi. Ne momentin qe taksia kishte hyre ne zonen e karburantit, shoferi i kerkon punonjesit qe punon ne karburant te afrohej dhe pasi ky i fundit u afrua tek xhami i sportelit te shoferit, pasagjerja qe ishte ulur ne sediljen e pasme i kishte kerkuar punonjesit te karburantit t’i jepte porosine. Punonjesi i karburantit u largua per te marre porosine dhe u kthye me diçka te vogel ne dore dhe ja dorezoje pasagjeres qe ishte e ulur ne sediljen e pasme. Me pas taksia u drejtuar per te qendra tregtare Ring ku zbriti edhe pasagjerja.
Me date 20.06.2023 ka dhene deklarime ne cilesinë e personit qe ka dijeni shtetasi Pjerin Ratja i punesuar si punonjes karburanti ne karburantin OMË ne Laprake. Ai nder te tjera deklaronte se me date 15.06.2023 rreth ores 13.30 kishte ardhur ne karburant nje femer rreth 35-40 vjec me nje makine te kuqe e tipit Opel Astra. Fillimisht ai kishte menduar se do furnizohej me karburant por me pas shtetasja i kerkoi t’ i linte nje porosi dhe se do kalonte dikush me furgon t’a terhiqte. Per kete sherbim i kishte ofruar 1.000 lek. Kjo porosia ishte nje cope leter e mbeshtjelle me nje send te vogel brenda. Pas rreth nje ore ai deklaroi se u afrua nje taxi dhe taksisti i kerkoi qe t’i jepte porosine qe i kishin lene. Nderkohe qe punonjesi i karburantit mori porosine dhe u afrua tek taksia, nje person qe ishte ulur tek sedilja e pasme e taksise zgjati doren dhe mori porosine. Ai gjithashtu kujton se ate dite nuk ka marre apo dorezuar asnji! Porosi tjetër.
Me date 21.06.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit qe ka dijeni shtetasi Isak Oruçi, i cili eshte nipi i shtetasit Abedin Oru9i dhe njekohesisht administrator i kompanise Oruçi sh.p.k.. Ai deklaron se ne biznesin e tij bar-restorant dhe karburant nuk ka te instaluara pajisje DVR-NVR per regjistrimin e kamerave. Gjithashtu ai deklaron se ne ambientet e zyres se karburantit ai ka pasur dy njesi kompjuterike qe i perdorde ekonomisti i kompanise shtetasi Behar Duraku.
Me date 2 l .06.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit qe ka dijeni shtetasi Granit Gjana me detyre zv/kryetar i Bashkise Kukes qe personi nen hetim Safet Gjici ushtronte detyren e kryetarit te Bashkise. Pyetur se kur ka degjuar per here te pare per nje video ku shfaqej shtetasi Safet Gjici ai deklaronte se me date 09.06.2023, diten e betimit te Kryetarit te Bashkise Kukes ndodheshin ne Pallatin e Kultures ne Kukes ku eshte mbajtur mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak. Ne perfundim te votimeve per anetaret e keshillit te qarkut, mori fjalen shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dare deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do te qendronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin. Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per permbajtjen e videos vetem diten e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma Kaçi te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne djtet ne vijirn pas takimit me Alma Kaçi ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik mete dhe ka insistuar qe kjo e fundit t’ i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativa qe nuk gjenin pergjigje tek Alma Kaçi ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma Kac;i per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma Kaçi jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023.
Me date 06.07.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit qe ka dijeni shtetasi Astrit Cengu me detyre keshilltar ne Keshillin Bashkiak Kukes qe prej vitit 2019. Pyetur lidhur me deklarimet e tij gjate mbledhjes se keshillit bashkiak te dates 09.06.2023 ku i drejtohej kryetarit te ri te sapo betuar Gjici duke i thene qe shume shpejt nuk do e mbulonte me ate detyre per shkak te nje video qe do publikohej (referuar deklarimeve te shtetasit Granit Gjana), ai pranon se ka patur nje diskutim ne mbledhje parë se nuk ishte shprehur me fjalet “une kam video per ty qe do trondisi gjithe shqiperine” parka dashur te nenkuptoje se Safet Gjici do sulmohej per shkak tenderash apo miratimin e projekt-vendimeve te ndryshem./ZËRI