
SKOCI-Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë 14 emigrantë shqiptarë në Skoci me një kamion që transportonte bagëti. Patrick McKinney, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloway të mërkurën, 11 dhjetor. Zyra e Brendshme tha se hetimet janë ende në vazhdim, shkruan BBC.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të qëndruar përpara trafikantëve të qenieve njerëzore që shfrytëzojnë kufijtë tanë dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të dëshpëruar për përfitime financiare”,- tha ai.
Zyra e Brendshme tha se 14 personat u gjetën nga oficerët e fshehur në kamoin në "kushte të pasigurta"./ZËRI