
LEZHË- Altin Gjergji është vendosur Drejtor i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, pas pezullimit nga detyra të drejtorit Gentjan Malotajt, i cili është në hetim për shpërdorim detyre. Gjergji ka qenë punonjësit i këtij institucioni, ndërsa garantohet se pavarësisht pezullimit në total të 13 zyrtareve, pasi janë nën hetim nga prokuroria puna në kadastër vijon normalisht dhe nuk do të mungojnë shërbimet për qytetaret.
Të dy zyrtarët mësohet se janë vënë nën hetim pas legalizimit të një pallati që kishte shkelur lejen e ndërtimit. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkesë që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Sipas prokurorisë dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.
Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin./ZËRI