Aktualitet

Droga në qese mbeturinash! Pranoi se makina ishte e tij, burg për 21-vjeçarin shqiptar në Angli

Oficerët zbuluan 15 kg kanabis në qese mbeturinash, që ishin në bagazhin e makinës.

F.I
Droga në qese mbeturinash! Pranoi se makina ishte e tij, burg për
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël, u burgos pasi u gjet në një makinë me 15 kg drogë. Por ai mund të përballet ende me akuza për zbulimin e kanabisit me vlerë 275,000 paund në Norwich, raportojnë mediat e huaja.

Elmas Vreka, 21 vjeç, ishte me një BMW të bardhë, të cilën policia e vuri re teksa ishte ndalur në një garazh në Thetford. Ajo që çoi në zbulimin e shqiptarit ishte era e fortë e kanabisit që vinte nga brenda. Oficerët zbuluan 15 kg kanabis në qese mbeturinash, që ishin në bagazhin e makinës. Vreka u dënua me tetë javë burg nga Gjykata e Norwich, pasi kishte pranuar posedimin me qëllim të furnizimit me kanabis. 

Por gjykata dëgjoi se emigranti i paligjshëm mund të akuzohej në lidhje me një serë kanabisi të gjetur në Ranworth Road, Norwich, në të cilën u gjetën 55 bimë në fillim të këtij viti. 21-vjeçarit gjithashtu iu ndalua të drejtonte makinën për 12 muaj pasi pranoi drejtimin e mjetit ndërsa ishte i skualifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB