Aktualitet

Dumani foli për drejtues policie të lidhur me krimin, Rrumbullaku: Kemi marrëdhëniet më të mira me SPAK

Rrumbullaku deklaroi se pavarësisht akuzave, ai dhe Dumani kanë raportin më të mirë të besimit mes tyre

E.K
Dumani foli për drejtues policie të lidhur me krimin, Rrumbullaku:
muhamet rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka komentuar deklaratat e fundit të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha se për disa operacione nuk mund të mbështeten te Policia e Shtetit.

“Mund t'iu them që policia dhe prokuroria e posaçme kanë marrëdhëniet më të mira të besimit, për goditjen e krimit të organizuar. Përtej çdo dyshimi që u ngrit padrejtësisht në ditët e fundit, operacioni është dëshmi e qartë e bashkëpunimit mes Policisë dhe SPAK, i mbvështetur te besimi reciprok. Pavarësisht funksionit që kanë këta persona. Ftoj qytetarët që të vijojnë të mbështesin policinë e shtetit, nga të gjithë ata që cënojnë jetën dhe pronën e tyre.Prokurori ka kompetencën të kontrollojë hetimet, dhe është e drejtë e tij për të deleguar hetimet”, u shpreh Rrumbullaku.

A ju ka vënë në dijeni Dumani?  

Rrumbullaku: Drejtuesi i SPAK dhe i policisë së shtetit kanë marrëdhëniat më të mira të bashkëpunimit mes tyre. Përkundrejt të gjitha deklarimeve, që janë bërë.  

Rrumbullaku tha se asnjë punonjës policie, nuk ka dhënë dorëheqjen për shkak të përdorimit të aplikacioneve të koduara./ZËRI 

Poll

MOS HUMB