Aktualitet

Dy nëna në Lushnjë kërkojnë djalin dhe vajzën: Kemi humbur kontaktet

Të dyja, kanë denoncuar se kanë disa ditë që nuk kanë kontakt me fëmijët, por detaje të tjera nuk dihen.

k.m.
Dy nëna në Lushnjë kërkojnë djalin dhe vajzën:
Foto ilustruese

LUSHNJE- Dy persona kanë humbur kontaktet me familjen në Lushnje. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, denoncimin për humbjen e kontakteve me një 23-vjeçar dhe me një 42-vjeçare, e kanë bërë nënat e tyre. Njëra ka treguar para Policisë se i biri punonte në Gjermani, por prej më shumë se 2 muajsh nuk kishte pasur asnjë kontakt me të. 

Ndërsa tjetra, i ka treguar bluve të qytetit se vajza e saj 42-vjeçare ishte larguar nga banesa që nga muaji prill për të punuar në Tiranë, e që nga ai moment nuk ka pasur më kontakt me të. Përveçse do të shkonte në Tiranë, e bja nuk i kishte lënë asnjë adresë ku mund ta kërkojë. Informacioni i vetëm i saj është që vajza është nisur për në Tiranë për të punuar, por pa asnjë adresë.

“Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset: A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar; R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare,”- njoftoi Policia.

Hetimet për gjetjen e të dyve kanë nisur, por ende nuk dihet përse kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB