
GREQI- Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual ka ndodhur në Greqi. Një 28-vjeçare shqiptare ka denoncuar në Departamentin e Sigurisë së Kullës së Bardhë keqtrajtimin dhe përdhunimin nga bashkëshorti i saj, dy vitet e fundit. Ngjarja ka ndodhur në Selanik, aty ku çifti jetonte.
Pas denoncimit, 38-vjeçari shqiptar është lokalizuar nga efektivët e Policisë së Departamentit të Dhunës në Familje Ampelokipi, të cilët u njoftuan për ngjarjen dhe u arrestuan, raportojnë mediat greke. Ndaj tij është ngritur një dosje për përdhunim, fyerje dhe shkelje të legjislacionit për dhunën në familje./ZËRI