Aktualitet

Dyshime për dominim të tregut nga Philip Morris Albania /Nisin hetimet e konkurencës për paketat dhe cigaret elektrike

F.I
Dyshime për dominim të tregut nga Philip Morris Albania /Nisin hetimet
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë procedurën e hetimit paraprak në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve në Shqipëri, pas një procesi monitorimi dhe analize të zhvillimeve në këtë sektor gjatë viteve të fundit. Ky hetim do të shtrihet në katër vite duke nisur nga 2022.

Sipas vendimit të Komisionit të Konkurrencës, analiza paraprake ka evidentuar një nivel të lartë përqendrimi të tregut, ku një ndërmarrje zotëron pjesë dominuese në segmentin e cigareve tradicionale dhe produkteve alternative të duhanit, ndërsa struktura rregullatore dhe fiskale e tregut paraqet barriera të konsiderueshme për hyrjen e operatorëve të rinj.

Institucioni vlerëson se mekanizmat e përcaktimit të çmimeve maksimale të shitjes me pakicë, të kombinuara me regjimin e akcizës dhe rregullimet e tjera ligjore, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si zhvillohet konkurrenca në këtë treg. Për këtë arsye, do të kryhet një verifikim i detajuar i strukturës së tregut dhe sjelljes së operatorëve ekonomikë.

WebLajm.com mëson se rezultati i hetimit që do të prezantohej në fund të Majit, është shtyrë deri në muajin Korrik 2026 për shkak të volumit të çështjes.Me vendimin 1296, datë 28.05.2026 është bërë shtyrja e hetimit. Afati i ri për paraqitjen e raportit është data 3 Korrik.

Hetimi paraprak do të mbulojë periudhën nga 1 janari 2022 deri më 27 mars 2026 dhe synon të vlerësojë nëse ekzistojnë elemente që mund të përbëjnë shkelje të dispozitave të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Raporti përfundimtar i hetimit pritet t’i paraqitet Komisionit të Konkurrencës brenda dy muajve nga marrja e vendimit.

Pjesë nga Vendimi për hapjen e Hetimit

“PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË HETIMIT PARAPRAK NË TREGUN E IMPORTIT
DHE TREGTIMIT ME SHUMICË TË CIGAREVE”

Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e:

Z. Denar BIBA Kryetar
Znj. Leida MATJA Zv/Kryetar
Znj. Rezana KONOMI Anëtar
Z. Durim KRAJA Anëtar

Në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, shqyrtoi çështjen me:

Objekti: Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve.

Baza Ligjore: Neni 4, neni 9, neni 24, germa (d), neni 26 dhe neni 42, pika 1, të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të Relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm, të Autoritetit të Konkurrencës:

VËREN SE:

1. Autoriteti i Konkurrencës në zbatim të nenit 28, pika “a” të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, (Ligji nr. 9121/2003),
ka nisur procedurën e monitorimit të tregut të importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve.

2. Në tregun e cigareve, referuar pikës 4.2 të Udhëzimit nr. 6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, operojnë, në nivele të ndryshme: importuesit dhe prodhuesit vendas, si furnizues kryesor; furnizuesit e ndërmjetëm si dhe njësitë e
shitjes me pakicë.

3. Në përputhje me sa më sipër, furnizuesi kryesor përcakton çmimin maksimal të shitjes me pakicë të cigareve dhe është i detyruar ta deklarojë atë çmim
në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar, jo më vonë se 10 ditë para datës së aplikimit të
çmimit të ri. Po ashtu, furnizuesi kryesor ka detyrimin të publikojë deklaratën e ndryshimit të çmimit maksimal të shitjes me pakicë për çdo lloj cigareje dhe pakete në jo më pak se dy gazeta ditore kombëtare dhe jo më vonë se 5 ditë nga data e aplikimit të çmimit të ri. Për efekte marketingu
çmimet maksimale mund të vazhdojnë të publikohen në çdo media të shkruar apo elektronike për aq kohë sa ato çmime janë në fuqi.

Poll

MOS HUMB