Aktualitet

E Ngarkuara me Punë e SHBA “zbarkon” në SPAK, takon Brahon dhe Ketën: SHBA mbështet luftën kundër krimit dhe narkotikëve!

Përmes një postimi në rrjete sociale të Ambasadës Amerikane, VanHorn përgëzoi dy drejtuesit e rinj dhe ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve për përpjekje te SPAK në luftën kundër korrupsionit. 

zh.ll
E Ngarkuara me Punë e SHBA “zbarkon” në SPAK, takon Brahon
vanhorn-braho-keta

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim me kreun e ri të SPAK, Klodian Braho dhe kreun e ri të BKH, Joni Keta. Përmes një postimi në rrjete sociale të Ambasadës Amerikane, VanHorn përgëzoi dy drejtuesit e rinj dhe ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve për përpjekje te SPAK në luftën kundër korrupsionit. 

VanHorn ndau edhe deklaratën e Sekretarit Rubio, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të përballen me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe veprojnë kundër interesave amerikane.

Postim i plotë:

"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar."

/ZËRI

Poll

MOS HUMB