Aktualitet

"Turp...Durrësi skenë krimi"/ Përmbytjet çojnë në protestë durrsakët, protestuesit "zbarkojnë" para bashkisë dhe përplasen me policinë

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara bashkisë, teksa kërkojnë shpalljen e emergjencës civile.

zh.ll
"Turp...Durrësi skenë krimi"/ Përmbytjet
durres

DURRËS- Qytetarët e Durrësit të prekur nga përmbytjet e dy ditëve të fundit, janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme. Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara bashkisë, teksa kërkojnë shpalljen e emergjencës civile. Duke brohoritur në kor "turp, turp, turp", protestuesit i janë drejtuar bashkisë së qytetit dhe kërkojnë vëmendjen e institucioneve për përmbytjet. 

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Protesta nisi pasditen e kësaj të enjteje me thirrjet: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu”, “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”, pasi sipas protestuesve, përmbytjet janë si pasojë e keqmenaxhimit. Nuk kanë munguar përplasjet mes qytetarëve dhe policisë në ambientet e jashtme të bashkisë, pasi po tentohet të aksesohen ambientet e brendshme.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet, një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh, 54-vjeçari Astrit Hysenaj që dyshohet se e ka marrë rrjedha. Kryesisht problematikat më të mëdha janë në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth si pasojë e daljes së rumin Erzen nga shtrati ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuuimin e menjëhershëm për banorët e zonës së Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës, ndërsa rreth 500 hektarë tokë rezultojnë të përmbytura./ZËRI

Poll

MOS HUMB