Aktualitet

E pazakontë në Kosovë, pacientit i gjendet telefon NOKIA në stomak

Pacienti që po trajtohej për çrregullime depresive, pasi është dërguar nga familjaret në një klinikë në Malishevë, ku edhe i kanë gjetur telefonin.

k.m.
E pazakontë në Kosovë, pacientit i gjendet telefon NOKIA në
Telefoni në stomak

KOSOVË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Malishevë, ku një pacienti i është nxjerrë nga stomaku një telefon. Siç duket edhe nga pamjet e nxjerra në postimin e Ordinancës OSG, telefoni ishte i markës Nokia. Por nuk dihet sesi ka ndodhur që të ketë përfunduar në stomakin e qytetarit nga Kosova. Pacienti që po trajtohej për çrregullime depresive, pasi është dërguar nga familjaret në një klinikë në Malishevë, ku edhe i kanë gjetur telefonin.

“Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për sëmundje të varshmërisë, sillet nga familjaret ne ordinancën OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret përkatës, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet për trajtim te mëtejshëm tek psikiatri,”- thuhet në postimin e Ordinancës OSG.

POSTIMI I PLOTË:

Poll

MOS HUMB