
Enkeleda Cela
MAQEDONIA E VERIUT-Është gjetur studentja shqiptarja Enkeleda Çela, e cila ishte raportuar si e zhdukur. Studentja shqiptare është gjetur pranë një hoteli, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Ishte shoqja e saj, Joana e cila një ditë më parë ngriti alarmin për zhdukjen e Enkeleda Çelës. Çela ishte raportuar e zhdukur në stacionin e policisë në Petrovec. Ngjarja kishte shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik, por falë përpjekjeve të shërbimeve të rendit, Çela u gjet në orën 18:05.
Vajza studion në Fakultetin Ekonomik në Shkup. Autoritetet do të vazhdojnë me intervistimin e saj për të zbuluar rrethanat e zhdukjes./ZËRI
Poll