Aktualitet

E rëndë në Dropull, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve

Burrë e grua janë gjetur me shenja dhune në trup

E.K
E rëndë në Dropull, dhunohet për vdekje çifti i
Foto ilustruese

DROPULL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fsharin Bodrishtë, ku një çift të moshuarish janë dhunuar për vdekje. Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe, janë gjetur me shenja dhune në trupin e tyre, ndërkohë që policia ka nisur hetimer për ngjarjen e rëndë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se 84-vjeçari është gjetur i vdekur në oborr, ndërsa bashkëshortja e tij brenda në banesë. Nuk dihet ende nëse ata jetonin të vetëm, apo me familjarë të tjerë në banesë.

Deri më tani, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar shenja, që lihet të kuptohet se personi që ka hyrë ka pasur qëllim grabitjen e banesës. Ndaj dyshimet janë për një krim në familje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI 

Poll

MOS HUMB