Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Babai i 3 fëmijëve vdes pas përplasjes, shoferi largohet

Viktima është Vasil Hasani, baba i tre fëmijëve të mitur.

M.K.
E rëndë në Durrës/ Babai i 3 fëmijëve vdes pas
Vasil Hasani

DURRËS- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 41-vjeçari në Durrës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit që dyshohet se e përplasi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Viktima është Vasil Hasani, baba i tre fëmijëve të mitur. Ai po udhëtonte me biçikletë në aksin Shkozet-Shijak, në zonën e Rrashbullit, kur u përplas nga një automjet.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmë 41-vjeçarit, por është larguar nga vendi i aksidentit.

Hasani ka mbetur i shtrirë në rrugë për disa orë. Rreth orës 06:00, një kalimtar ka konstatuar trupin e tij dhe ka njoftuar autoritetet, por ndërhyrja ka qenë e vonuar, pasi 41-vjeçari kishte humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, Hasani ishte duke u kthyer nga puna në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik. Policia vijon punën për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit që u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa pritet që këqyrja e vendit të aksidentit dhe pamjet e kamerave të sigurisë të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave./ZËRI

Poll

MOS HUMB