Aktualitet

E rëndë në Durrës, e goditi me grusht një i ri, humb jetën te Trauma 52-vjeçari

I riu është vënë në pranga për akuzën “Plagosje e rëndë me dashje” me pasojë vdekjen

E.K
E rëndë në Durrës, e goditi me grusht një i ri, humb
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar 3 ditë më parë në Durrës, ku një 18-vjeçar ka qëlluar me grusht një 52-vjeçar, i cili ka humbur jetën në spitalin e Traumës në kryeqyteti. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur pasi 52-vjeçari kishte ofenduar me fjalë një fëmijë të mitur.

Ky i fundit i ka treguar ngjarjen të vëllait, i cili më pas është përballur me 52-vjeçarin dhe e ka goditur disa herë me grushte. I plagosur rëndë, 52-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku pas dy ditësh ka ndërruar jetë. Policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit, shtetasit L. Ç., pasi dyshohej se për motive të dobëta, kishte goditur me grusht, shtetasin S. F., 52 vjeç, njoftojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit L. Ç., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se si pasojë e goditjes me grusht, 52-vjeçari ka rënë me kokë, në tokë, në një rrugë në fshatin Arapaj, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën më datë 10.11.2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës.

Poll

MOS HUMB