Aktualitet

E rëndë në Gjermani, shqiptari sulmon me hanxhar stacionin e policisë

Shqiptari, banues në Linz, vrapoi drejt komisariatit “Am Konvikt” dhe kërcënoi se do të vriste policët.

M.M
E rëndë në Gjermani, shqiptari sulmon me hanxhar stacionin e
Foto ilustruese

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një 29-vjeçar shqiptar ka sulmuar me hanxhar stacionin e policisë në Linz am Rhein. Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi sot rreth orës 02:40 të mëngjesit në qytetin Rhine, në rrethin e Neuwied, i cili ka rreth 6500 banorë.

Shqiptari, banues në Linz, i identifikuar vetëm si Arlindo M., vrapoi drejt komisariatit “Am Konvikt”. Sipas “BILD”, 29-vjeçari shqiptar ka hyrë në një komisariat dhe ka filluar të bërtasë “Allahu Akbar” dhe kërcënoi se do të vriste policët. I riu, nuk ishte i panjohur për Policinë, pasi prej kohësh vëzhgohej si person që kishte lidhje me një grup që shpërndante drogë.

Zëdhënësi i policisë, Jürgen Fachinger, deklaroi se i riu kërcënoi se do të vriste kolegët e tij brenda komisariatit, duke krijuar një situatë të rrezikshme. Autori nga Shqipëria u arrestua nga Policia gjermane e cila po heton rreth kësaj çështje./ZËRI

Poll

MOS HUMB