
GREQI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 28-vjeçare, ndonëse plani për t'u futur në banesën e saj ishte grabitja. Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur në fund të janarit, por efektivët e policisë e kanë arrestuar të riun vetëm para dy ditësh, të enjten e 22 shkurtit.
E reja banon në zonën e quajtur Keratsini të Greqisë, në rrugën "Ferron". Plani i shqiptarit për të hyrë në banesën e saj ka qenë në orët e vona të mbrëmjes, kur e reja ishte duke fjetur.
Nën kërcënimin e një thike që mbante në dorë ai i është afruar dhe ka tentuar ta përdhunojë, por 28-vjeçarja ka bërë rezistencë. Më pas 30 vjeçari e ka goditur në mënyrë të dhunshme dhe vajza është plagosur në duar nga thika e tij. Për fat të mirë ajo arriti të shpëtonte pasi kafshoi agresorindhe më pas ja ka mbathur me vrap nga banesa. Nga hetimet greke, rezulton se shqiptari ka qenë i dënuar edhe më përpara për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”./ ZËRI