Aktualitet

E rëndë në Lezhë, ra në kontakt me telin e zhveshur të energjisë pranë një biznesi, vdes babai i dy fëmijëve

Viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, ndërsa ka rënë në kontakt me energjinë elektrike

E.K
E rëndë në Lezhë, ra në kontakt me telin e zhveshur
Viktima

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Tiranë, ku një këmbësor humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi.

Viktima është 43-vjeçari Vladimir Muhja që humbi jetën. Ai banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

Hetimet mbi këtë ngjarje po vijojnë, ndërkojë që në një reagim të OSHEE-së thuhet se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.

45 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në drejtim të kryqëzimit të Rriles dhe ndërsa ka ndaluar në anë të saj, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë mbi një linje elektrike që kishte dalë në sipërfaqe.

“Njësia e OSHEE Lezhë bën me dije se rasti në fjalë nuk ka lidhje me këtë institucion, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka linja të tensionit të lartë as të ulët. Por ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit, i cili siç duket ka qenë i zhveshur”, thuhet në reagimin e OSHEE./ZËRI 

Poll

MOS HUMB