
HIMARË- Pamjet e rënda që po shihni tregojnë trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në hotelin ku punonte si recepsionist në Dhërmi, nga njëri prej bashkëpronarëve, Gerald Shehu. Ky i fundit pasi e ka vrarë, i ka mbështjellë trupin me qese në bashkëpunim dhe me dy punëtorë të tjerë, konkretisht Daniel Qose e David Larti dhe trupin e pajetë e ka hedhur në afërsi të fshatit Vuno, ku u gjet këtë të premte. Siç mund të shihet ai është i mbuluar nga gjaku ndërsa në kokë ka shenja dhune.
Si ndodhi vrasja
Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.
Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.
Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI