Aktualitet

Djali iu vra në vendin e punës në Dhërmi/ FLET BABAI: Lajmin e mora vesh nga mediat! (DYSHIMET e familjes)

Ndër të tjera shton se lajmin e kobshëm e ka marrë vesh përmes mediave. 

E.K
Djali iu vra në vendin e punës në Dhërmi/ FLET BABAI: Lajmin
Gerald Shehu dhe Eraldo Nevruzi

HIMARË- Shyqyri Nevruzi, babai i 31-vjeçarit, Eraldo Nevruzi i vrarë një ditë më parë nga Gerald Shehu në hotel "Greccia", në Dhërmi, ku viktima punonte si recepsionist ka folur këtë të premte në lidhje me ngjarjen. Ai shprehet se djali i tij nuk ishte njëri i sherreve ndërsa dyshon se ngjarja të ketë ardhur pas një konflikti të çastit mes të dyve. Sipas babait, vjehrra e Gerald Shehut, që ishte një nga bashkëpronaret e hotelit i është lutur të riut që ta merrte në punë pasi kishte eksperiencë dhe dinte disa gjuhë të huaja. Ndër të tjera shton se lajmin e kobshëm e ka marrë vesh përmes mediave. Intervistën, babai i viktimës e dha për "Euronews Albania". 

Pyetje: Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

Babai: Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Pyetje: Kush e sugjeroi këtë hotel?

Babai: Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë, si barist, sepse përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Pyetje: Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

Babai: Nga televizori, aty e morëm vesh.

Pyetje: Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

Babai: Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shokë që kishte ishin nga Tirana, me ata dilte kur mbaronte punën.

Pyetje: Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

Babai: Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pyetje: Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

Babai: Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë, do jetë konfliktuar. 99% këtë mendoj

Pyetje: Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

Babai: Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm, s’ka patur probleme me njerëzit. Ishte i komunikueshëm

Pyetje: Me parë çfarë punonte djali?

Babai: Kamarier, bankier ka qenë.

Pyetje: Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

Babai: Jo jo, ka ikur djali i madh andej, nipi, kunati andej. Unë vet nuk jam mirë.

Si ndodhi vrasja 

Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.

Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI 

Poll

MOS HUMB